image Kryhet Sunny Hill, organizatorët: Po bëhemi vula e skenës kulturore të Kosovës - Sinjali

Kryhet Sunny Hill, organizatorët: Po bëhemi vula e skenës kulturore të Kosovës

news image

Sunny Hill Festival ka dalë me një falënderim për të gjithë ata që u bënë pjesë e festivalit në katër netët.

Ekipi i këtij festivali në faqen zyrtare tha se ky festival po bëhet marka e skenës kulturore të Kosovës.

“Përjetimi i katër lindjeve të diellit së bashku ka qenë i jashtëzakonshëm! Në rrugëtimin tonë drejt bërjes së këtij festivali vulë të skenës kulturore të Kosovës, ne s’mund të jemi më shumë mirënjohës për dashurinë dhe emocionin tuaj që u ndie në ajër. Sunny Hill Festival është shtëpia jonë e përbashkët. Vend lirie dhe bashkimi. FALEMINDERIT që realizuat ëndrrën tonë të përbashkët”.

Për katër ditë me radhë në skenën që u ngrit në parkun e Gërmisë performuan shumë artistë ndërkombëtarë dhe vendorë, përfshirë Dua Lipën, J Balvin, Diplo, Skepta e të tjerë.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin