image Kryetarja e Speciales anulon vizitën në Kosovë

Drejtësi

Kryetarja e Speciales anulon vizitën në Kosovë

news image

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Hagës, Ekaterina Trendafilova, nuk do ta vizitojë Kosovën më 4 korrik siç ishte paralajmëruar.

Takimi do të zhvillohet online. Kështu është bërë e ditur nga Gjykata Speciale.

“Për shkak të nivelit të lartë të kërkesave për t’u bashkuar në takim me Kryetaren e Speciales përmes Zoom gjatë periudhës së verës, ngjarja e planifikuar më 4 korrik do të zhvillohet krejtësisht online. Presidentja do të udhëtojë në Kosovë pas periudhës së verës”, thuhet në njoftim.

Trendafilova ishte paraparë ta vizitojë Gjilanin.

/GazetaSinjali/