image Kryetarja e PDK-së në Veri: Qeveria në ikje e Kurtit e ka braktisur veriun e Kosovës, ia ka dorëzuar Beogradit

Kosovë

Reagim/ Kryetarja e PDK-së në Veri: Qeveria në ikje e Kurtit e ka braktisur veriun e Kosovës, ia ka dorëzuar Beogradit

news image

Kryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës për degën e Mitrovicës së Veriut, Gonxhe Çaushi ka thënë se qeveria në ikje e Albin Kurtit, e ka braktisur veriun e Kosovës dhe ia ka dorëzuar Beogradit, pasi që luftën ndaj koronavirusit ia ka lënë Serbisë në dorë.

Çaushi këtë e ka thënë përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Facebook, ku ka folur për gjendjen e rëndë që është krijuar në veri të Kosovës pas imponimit të orës policore të Serbisë si dhe vendimit të autoriteteve serbe për të karantinuar komunat kosovare të Mitrovicës Veriore dhe Zveçanit.

“Kjo qeveri e papërgjegjshme ka ndenjur duarkryq ndaj cënimit të sovranitetit tonë shtetëror që është bërë nëpërmjet imponimit në veri të Kosovës së orës policore të Serbisë dhe së fundmi ska asnjë reagim edhe ndaj karantinimit nga Beogradi të dy komunave kosovare Mitrovicës Veriore dhe Zveçanit”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

Shkrimi i plotë i Gonxhe Çaushit:

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=2509730085934939&id=100006939164380

Gazeta Sinjali mbrëmë ekskluzivisht raportoi se me vendim të Serbisë, Komunat e Mitrovicës Veriore dhe Zveçani janë futur në karantinë si dhe rreth 200 qytetarë në 5 komuna të vendit janë detyruar të izolohen me urdhër nga Beogradi./Gazeta Sinjali/