image Kryetari i Preshevës nesër viziton krerët e UÇK-së në Hagë

Kosovë

Kryetari i Preshevës nesër viziton krerët e UÇK-së në Hagë

news image

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka bërë të ditur se nesër do ta vizitojë në qendrën e paraburgimit në Hagë, ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin.

Arifi është shprehur i shqetësuar në lidhje me procesin, që sipas tij, është i padrejtë ndaj siç i quajti ai, burrështetasve të Kosovës.

“Të bindur, ne besojmë fuqishëm në pastërtinë e luftës çlirimtare në krye me ata që sot bartin emrin e Lirisë! Ndërsa nesër do të jemi live pas takimit”, është shprehur Arifi.

Kujtojmë se në paraburgim po qëndrojnë ish-presidenti Thaçi, ish-kryeparlamentarët Krasniqi e Veseli, ish-deputeti Selimi si dhe ish-komandantët e UÇK-së, Pejtër Shala e Salih Mustafa.

Ndërsa, ndaj ish-krerëve të OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt është shqiptuar dënimi me burgim prej 4 vjet e gjysmë.

/GazetaSinjali/