image Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë viziton Junikun, diskutohet shtrati i Erenikut e menaxhimi i mbeturinave

Kosovë

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë viziton Junikun, diskutohet shtrati i Erenikut e menaxhimi i mbeturinave

news image

Ruzhdi Shehu, Kryetari i Komunës së Junikut përmes një postimi në faqen e tij zyrtare ka bërë të ditur se sot ka takuar Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, raporton Gazeta Sinjali.

Shehu njoftoi se gjatë takimit kanë diskutuar për kërkesat emergjente të qytetarëve të Junikut, siç janë shtrati i lumit Erenik,  ujërat e zeza, deponia dhe grumbullimi i mbeturinave.

Shefi i zyrës së BE-së ka deklaruar se edhe për BE-në është në fokus pikërisht mbrojtja e ambientit.

“Szunyog theksoi që edhe për BE është në fokus pikërisht mbrojtja e ambientit. Rrjedhimisht ai konfirmoi gatishmërinë nga BE për të përkrahur Komunën e Junikut lidhur me këto tema të interesit të përbashkët.

Në vazhdën e takimit kemi pasur kënaqësinë që të marrim pjesë edhe në aktivitetet e fushatë kulturore të fëmijëve me temë “Mbështetja e BE për Kosovën”. Me këtë rast fëmijët në Komunën e Junikut kanë zhvilluar aktivitete të ndryshe të pikturimit në shtratin e lumit Erenik si dhe kanë performuar me vallëzime dhe këndime të ndryshme për fëmijë”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Postimi i plotë:

Të dashur junikas,

Sot kam pritur në takim kurtoazie Shefin e Zyrës së BE në Kosovë z. Tomas Szunyog.

Në takim janë diskutuar prioritetet kryesore të qeverisjes komunale që konsistojnë në shqetësimet dhe kërkesat emergjente të qytetarëve junikas, siç janë shtrati i lumit Erenik,  ujërat e zeza, deponia dhe grumbullimi i mbeturinave.

Z. Szunyog theksoi që edhe për BE është në fokus pikërisht mbrojtja e ambientit. Rrjedhimisht ai konfirmoi gatishmërinë nga BE për të përkrahur Komunën e Junikut lidhur me këto tema të interesit të përbashkët.

Në vazhdën e takimit kemi pasur kënaqësinë që të marrim pjesë edhe në aktivitetet e fushatë kulturore të fëmijëve me temë “Mbështetja e BE për Kosovën”. Me këtë rast fëmijët në Komunën e Junikut kanë zhvilluar aktivitete të ndryshe të pikturimit në shtratin e lumit Erenik si dhe kanë performuar me vallëzime dhe këndime të ndryshme për fëmijë.

R.Sh

/GazetaSinjali/