image Kryeministrja italiane në fushatë zgjedhore kërkoi të mos ndërtoheshin xhami të reja

Evropë

Kryeministrja italiane në fushatë zgjedhore kërkoi të mos ndërtoheshin xhami të reja

news image

Kryeministrja e parë e Italisë Giorgia Meloni, gjatë fushatës zgjedhore, kishte kërkuar që të mos ndërtoheshin xhami të reja, pa kaluar ligji që, sipas saj, rregullon normat për sigurinë e qytetarëve.

Ajo madje kërkoi që të krijohet një regjistër profesional për imamët, që jo çdokush të mund të predikojë në xhami, si dhe predikimet fetare të bëhen vetëm në italisht e jo në gjuhë të tjera.

“Jemi në Marciano, Umbria. Në një zonë ku do të ndërtohet një xhami e re. Ne jemi këtu për t’i thënë jo krijimit të xhamive të reja. Asnjë xhami derisa të kalojmë ligjin e ri që rregullon normat për sigurinë e qytetarëve, të hartuar nga “Brothers of Italy”. Ne duam që të krijohet një regjistër profesional për imamët. Ne duam të dimë se çfarë lloj njerëzish predikojnë në xhami. Ne duam që të gjitha predikimet të jepen në italisht, pasi jemi në Itali dhe gjuha zyrtare është italishtja, kështu që kushdo mund ta kuptojë”, ka thënë Meloni gjatë fushatës zgjedhore.

Ajo po ashtu tha se duhet të ketë një ligj që vendos krimin e fundamentalizmit islamik.

“Dhe ne duam të dimë se kush i financon këto qendra kulturore dhe xhami. Sepse nuk është mister që shumica e qendrave financohen nga vendet fundamentaliste. Katar, Arabi Saudite.. vendet ku aplikohet dënimi me vdekje për apostazi, dënimi me vdekje aplikohet për homoseksualitetin, gjuajtja me gurë për shkelësit e kurorës, zero të drejta për femrat. Epo… ka të bëjë me modele që nuk do të dëshironim të reklamoheshin në vendin tonë. Dhe ne duam një ligj që vendos krimin e fundamentalizmit islamik”, ka shtuar ajo.

Sipas Melonit, fundamentalizmi islamik është një realitet me të cilin njerëzit po përballen çdo ditë.

“Këtë e kemi parë javët e fundit. Ne pamë një person që për pak u masakrua për të mbajtur kryq dhe me sa duket dikush u mërzit nga fakti që në Itali mund të vishni kryq. Pra, ne kërkojmë më shumë siguri për qytetarët tanë dhe kërkojmë nga qeveria që të mos lejojë xhami të reja derisa të miratohet projektligji ynë”, ka vazhduar ajo.

/GazetaSinjali/