image Kryeministri Kurti pjesë e punimeve për hartimin e Ligjit për Fondin Sovran

Politikë

Kryeministri Kurti pjesë e punimeve për hartimin e Ligjit për Fondin Sovran

news image

Grupi i ekspertëve u mblodh sot për të hartuar ligjin dhe statutin e Fondit Sovran të Republikë së Kosovës. Dy dokumentet do të themelojnë dhe funksionalizojnë Fondin Sovran, si organizatë kyçe për zhvillimin ekonomik të vendit.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, që ishte pjesë e kësaj punëtorie, tha se hartimi i ligjit dhe statutit të këtij fondi kërkon kohë, përkushtim dhe dedikim, teksa i falënderoi grupin e ekspertëve për gatishmërinë për të qenë pjesë e kësaj ndërmarrjeje të rëndësishme të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Gjatë punëtorisë u trajtua puna e deritanishme dhe u diskutuan planet kohore për draftet e para.

Qeveria e vendit, në mbledhjen e 81-të të saj kishte miratuar Koncept-dokumentin e Fondit Sovran i cili përcakton qëllimet, funksionin dhe mandatet e fondit, si dhe parasheh gjithë procesin që duhet të ndjekë Qeveria e Republikës së Kosovës deri në themelimin e fondit.

Ky fond do të administrojë ndërmarrje e asete të Kosovës me potencial zhvillimor, duke përmirësuar qeverisjen dhe duke rritur vlerën e tyre, me synim zhvillimin e vendit dhe mirëqenien e qytetarëve.

/GazetaSinjali/