image Kryeministri britanik thotë se vala e dytë e COVID-19 është e pashmangshme

Evropë

Kryeministri britanik thotë se vala e dytë e COVID-19 është e pashmangshme

news image

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka thënë se në Mbretërinë e Bashkuar, vala e dytë e koronavirusit “është në ardhje”.

Sipas tij, rritja e numrit të infeksioneve është “e pashmangshme”.

“Nuk dua që të kemi masa më të rrepta të izolimit”, ka thënë ai, mirëpo ka shtuar se “kur shohim se çfarë është duke ndodhur tani, po mendojmë nëse duhet të shkojmë përtej rregullit të lejimit të gjashtë personave nëpër ambiente publike”, ka thënë ai për Oxfordshire.

Johnson ka thënë se izolimi i dytë është “gjëja e fundit që e dëshiron”, mirëpo ka vlerësuar se masat aktuale duhet të vëzhgohen.

Komentet e tij kanë ardhur pasi këshilltarët qeveritarë kanë thënë po rritet shkalla e përhapjes së koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar.

Autoritetet britanike kanë regjistruar të premten 4,322 raste të reja me COVID-19, gati 1,000 më shumë se një ditë më parë.

Sipas të dhënave të fundit të Universitetit “Johns Hopkins”, Mbretëria e Bashkuar ka raportuar për 388,412 të infektuar me këtë virus, nga fillimi i pandemisë. Prej tyre 41,821 pacientë kanë vdekur. /Gazeta Sinjali/