image Kryeministrat e këtyre vendeve do të takohen sot me Zelenskyn në Kiev

Botë

Kryeministrat e këtyre vendeve do të takohen sot me Zelenskyn në Kiev

news image

Kryeministrat e Polonisë, Çekisë dhe Sllovenisë do të takohen sot në Kiev me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe kryeministrin ukrainas Denis Shmyhal.

Në një deklaratë të martën, zyra e kryeministrit polak tha se kryeministri Mateusz Morawiecki, zëvendëskryeministri Jarosław Kaczyński, kryeministri çek Petr Fiala dhe kryeministri slloven Janez Jansha do të vizitojnë kryeqytetin ukrainas si përfaqësues të Këshillit Evropian, shkruan CNN, transmeton Gazeta Sinjali.

“Vizita është organizuar në konsultim me Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel dhe Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen”, thuhet në deklaratë.

“Qëllimi i vizitës është të konfirmojë mbështetjen e qartë të të gjithë Bashkimit Evropian për sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës. Qëllimi i kësaj vizite është gjithashtu të paraqesë një paketë të gjerë mbështetjeje për Ukrainën dhe ukrainasit”.

/GazetaSinjali/