image Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut qëndron sot në Kosovë, takon krerët e shtetit

Politikë

Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut qëndron sot në Kosovë, takon krerët e shtetit

news image

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, do të qëndrojë për vizitë sot në Kosovë, ku do të takohet me krerët e shtetit.

Vizitën e tij, Osmani do ta nisë me homologen Donika Gërvalla, takim ky që do të mbahet në Ministrinë e Punëve të Jashtme me fillim nga ora 09:30.

Më pas, do të vijojnë edhe me konferencë për media.

Pas Gërvallës, kryediplomati maqedonas do të takohet me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, takim ky që parashihet të nisë në ora 10:25.

Takimet e tij, kryediplomati Bujar Osmani do t’i përfundojë me kryeministrin Albin Kurti, me të cilin do të takohet me fillim nga ora 12:20.

Takimet me Presidenten Osmani dhe Kryeministrin Kurti do të përfundojnë pa deklarim për media.

Ndërkohë, kryediplomati maqedonas ishte për vizitë dje edhe në Beograd, ku la disa porosi për dialogun dhe ngriti çështjen e integrimit të komunitetit etnik shqiptar.

Osmani tha se dialogu dhe bashkëpunimi konstruktiv duhet të jenë imperativ, duke shprehur mbështetje të fuqishme të OSBE-së për dialogun Beograd-Prishtinë, të ndërmjetësuar nga BE-ja.

/GazetaSinjali/