image Kritikohet që s'postoi foto me Donaldin, Arbana i kthehet ndjekëses: Mos u përpiqni të bëni polemika

Bota e Yjeve

Kritikohet që s’postoi foto me Donaldin, Arbana i kthehet ndjekëses: Mos u përpiqni të bëni polemika

news image

Arbana Osmani ka reaguar ndaj kritikave që ka marrë nga ndjekësit lidhur me postimin e fundit që ka bërë në Instagram. Moderatorja publikoi disa foto nga momentet më të bukura të “Big Brother VIP”, por ajo që ra në sy ishte mungesa e Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj, më të përfolurit e edicionit.

Aktori dhe këngëtarja kanë qenë ndër më të komentuarit për shkak të historisë së dashurisë që nisën brenda shtëpisë së famshme, e cila përfundoi menjëherë pas përfundimit të BB.

View this post on Instagram

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)

Një ndjekëse e pyet se pse nuk është Donaldi duke shtuar me ironi: “Ndoshta në foto dalin vetëm ata që kanë raporte të mira me ty”

“Fotot janë rastësore, ato që kisha në këtë celular që kam tani. Po ta vësh re mungojnë shumë konkurrentë të cilët për kontributin dhe emocionet që kanë sjellë në program, i vlerësoj dhe do t’ju jem mirnjohëse gjithmonë. Mos u përpiqni të bëni polemikë aty ku nuk ka”, i përgjigjet Arbana.

/GazetaSinjali/