image "Kriminale dhe e papranueshme", reagon ambasadori Abbott pas sulmit ndaj KFOR-it dhe gazetarëve në veri

Politikë

“Kriminale dhe e papranueshme”, reagon ambasadori Abbott pas sulmit ndaj KFOR-it dhe gazetarëve në veri

news image

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovës, Nicholas Abbott, ka reaguar pas sulmeve të protestuesve serbë ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe gazetarëve që gjenden në veri të vendit, duke i cilësuar si sulme kriminale dhe të papranueshme, raporton Gazeta Sinjali.

Abbott tha se duhet të ndërmerren veprime menjëherë për të de-përshkallëzuar dhe ulur tensionet

“Sulmet ndaj personelit të KFOR-it dhe gazetarëve janë kriminale dhe të papranueshme. Siç e ka bërë jashtëzakonisht të qartë QUINT – duhet të ndërmerren veprime menjëherë për të de-përshkallëzuar dhe ulur tensionet”.

Më herët është raportuar se janë lënduar disa pjesëtarë të KFOR-it si pasojë e këtyre sulmeve.

/GazetaSinjali/