image Krimi horror në Gramsh, autori me kokën lart: S'kam vrarë njeri

Shqipëri

Krimi horror në Gramsh, autori me kokën lart: S’kam vrarë njeri

news image

I moshuari që vrau gruan dhe vëllanë e tij ka dhënë dëshmi kontradiktore në gjykatë. Teksa foli para togave të zeza, 80-vjeçari Xhevit Sinani ka mohuar të ketë vrarë njeri.

Ai tha se kur kishte qenë në banesën e të vëllait e kishte parë këtë të fundit përtokë të vdekur dhe më pas kur kishte shkuar në banesën e tij kishte parë të pajetë bashkëshorten e tij.

Vëllai kishte përdorur një ilaç në vesh, me pas kishte dalë në oborr dhe ishte rrëzuar, ishte vrarë. E mbulova vëllanë dhe ika te gruaja. Edhe gruaja ishte e vrarë”, tha ai.

Pyetje: Ti ke vrarë njeri?

Xheviti Sinani: Jo, s’kam vrarë njeri.

Sipas avokatit të caktuar kryesisht nga gjykata, 80-vjeçari ka probleme të qarta të shëndetit mendor dhe do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore. Sinani u shfaq i qetë dhe me kokën lart para trupit gjykues.

Tashmë për të moshuarin është caktuar masa e arrestit me burg.

Ngjarja ndodhi pasditen e së premtes në fshatin Tërvol të Gramshit ku 80-vjeçari për arsye ende të panjohura vrau me sëpatë bashkëshorten e tij Zegjine Sinani dhe vëllanë Shaqir Sinani.

/GazetaSinjali/