image Krasniqi vazhdon takimet në Bruksel, kërkon shtim të vëmendjes së BE-së për Kosovën

Kosovë

Krasniqi vazhdon takimet në Bruksel, kërkon shtim të vëmendjes së BE-së për Kosovën

news image

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi po vazhdon takimin me përfaqësues të institucioneve të Bashkimit Evropian.

Ai sot ka takuar në Bruksel, drejtoren për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim në KE Michela Matuella, si dhe shefin e njësisë për Kosovën, Vassilis Maragos, përcjell Gazeta Sinjali.

Gjatë këtij takimi u diskutua për procesin integrues të Kosovës, krahas shteteve tjera të Ballkanit Perëndimor, thellimin e bashkëpunimit dhe koordinimit mes shtetit tonë dhe Bashkimit Evropian, ngecjet në zbatimin e Marrëveshjes për Stabilizim Asociim dhe tema të tjera relevante.

“Zonjën Matuella e falënderova për asistencën e vazhdueshme që Komisioni Evropian i ka dhënë Kosovës në ngritjen e kapaciteteve institucionale, ndërsa u pajtuam që ky bashkëpunim duhet të thellohet edhe më shumë në të ardhmen”, tha Krasniqi.

Kreu i PDK-së është takuar edhe me eurodeputetin Ilhan Kyuchyuk, i cili është raportues për Kosovën në grupin RENE Europe, brenda Parlamentit Evropian.

“Eurodeputetit Kyuchyuk i shpreha mirënjohje për angazhimin e tij të vazhdueshëm në rajon dhe për qasjen inkluzive për integrimin e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian”, tha Krasniqi./GazetaSinjali/