image Krasniqi thotë se e kemi presidentin dhe është joetike që kjo çështje të diskutohet tani

Politikë

Krasniqi thotë se e kemi presidentin dhe është joetike që kjo çështje të diskutohet tani

news image

Memli Krasniqi nga Partia Demokratike e Kosovës, ka reaguar pas deklaratës së nënkryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, i cili sot tha se brenda AAK-së ka thirrje që kreu i kësaj partie, Ramush Haradinaj, të jetë kandidat për president të vendit.

Sipas Krasniqit, çfarëdo diskutimi për postin e presidentit të shtetit, duke e pasur presidentin me mandat të plotë dhe në detyrë për së paku edhe 7 muaj, është joetik, shkruan Gazeta Sinjali.

“Çfarëdo diskutimi për postin e Presidentit të shtetit, duke e pasë Presidentin me mandat të plotë dhe në detyrë për së paku edhe 7 muaj, është joetik, thënë më së buti. Aq më shumë, nëse pjesë e këtyre planeve është edhe çështja e akuzave potenciale nga Dhomat e Specializuara”, ka shkruar deputeti i PDK-së në profilin e tij në Facebook./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/memli.krasniqi/posts/1687965418008541