image Krasniqi takohet me Ramën: Theksuam nevojën e thellimit të bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri

Politikë

Krasniqi takohet me Ramën: Theksuam nevojën e thellimit të bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri

news image

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është takuar edhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.

Në këtë takim Krasniqi dhe Rama kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Edhe sot, në vizitën time të parë zyrtare në Shqipëri në cilësinë e Kryetarit të PDK-së, kisha kënaqësinë të takoj Kryeministrin Edi Rama, për një drekë pune. Me Kryeministrin Rama diskutuam për ndërtimin e mëtutjeshëm të raporteve në mes të Kosovës dhe Shqipërisë dhe për thellimin e bashkëpunimit tonë institucional. Të dy u pajtuam për nevojën e një dinamike të re politike në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, për të përshpejtuar proceset dhe marrëveshjet e dakorduara më parë”, deklaroi Krasniqi.

Po ashtu, Krasniqi tha se Kosova dhe Shqipëria janë me fat për mbështetjen e njëra-tjetrës.

Kosova dhe Shqipëria janë me fat që kanë mbështetjen e pakushtëzuar të njëra-tjetrës, në rrugën përpara drejt zhvillimit dhe integrimit.”, tha Krasniqi.

/GazetaSinjali/