image Krasniqi: Mosliberalizimi i vizave duhet t’i turpërojë zyrtarët e BE-së, është e padrejtë dhe e pakuptimtë

Politikë

Krasniqi: Mosliberalizimi i vizave duhet t’i turpërojë zyrtarët e BE-së, është e padrejtë dhe e pakuptimtë

news image

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se mosliberalizimi i vizave për kosovarët duhet t’i turpërojë të gjithë zyrtarët e Bashkimit Evropian.

Krasniqi ka thënë se ka shpresë  që deri në fund të vitit mund të merret një vendim favorizues për Kosovën sa i përket liberalizimit të vizave.

“Unë jam deklaruar disa herë për këtë çështje dhe kohëve të fundit edhe kur është krijuar kjo bindja se mund të ndodhë diçka në samitin e BE-së Ballkan perëndimor dhe unë kam thënë se nuk ka shpresë që një gjë e tillë do të ndodhë në këtë rast. Por kam shpresë që deri në fund të vitit mund të merret një vendim favorizues por nuk mund të them me siguri sepse tashmë janë bërë vite e vite që ne kemi plotësuar kushtet, i kemi kryer të gjitha detyrat e shtëpisë siç na kanë thënë dhe nga ana e Bashkimit Evropian nuk kemi marrë vendimet meritore”, ka thënë Krasniqi.

“Kështu që konsideroj që për neve është një temë të cilën duhet t’i turpërojë të gjithë zyrtarët e BE-së, të cilët marrin vendime sidomos në kohën kur iu është dhënë statusi kandidat edhe Ukrainës edhe Moldavisë çka kemi shprehur se do të ndodhë të mos iu hiqen pengesat e vizave qytetarëve të Kosovës është edhe e padrejtë edhe e pakuptimtë”, tha Krasniqi për EO.

Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk gëzon liberalizim vizash me BE-në, ani pse i ka plotësuar të gjitha kushtet.

Megjithatë, procesi është penguar vazhdimisht nga disa shtete anëtare të BE-së, sidomos Franca, e cila ka shprehur rezerva për lëvizjen e lirë të kosovarëve.

E një udhërrëfyes shtesë për liberalizimin e vizave për Kosovën paralajmëroi edhe komisionari i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Verhelyi, në debatin që u zhvillua të hënën në Parlamentin Evropian.

/GazetaSinjali/