image Krasniqi: Ministria është përgatitur që prej të hënës të fillojë me implementimin e Pakos Emergjente

Financa

Krasniqi: Ministria është përgatitur që prej të hënës të fillojë me implementimin e Pakos Emergjente

news image

Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, ka thënë se procedura për ndarjen e parave të Pakos Emergjente mund të nis gjatë javës së ardhshme.

Krasniqi tha se kjo mund të bëhet nëse presidenti Thaçi do ta dekretojë ligjin sa më shpejtë.

“Duhet me prit që ligji të hyjë në fuqi. Kuvendi e ka miratuar dhe tani shpresojmë që për shkak të situatës, ta them emergjente, presidenti nuk do t’i shfrytëzojë tetë ditët që i ka në dispozicion, por do ta dekretojë ligjin në shpejtësi dhe në momentin që dekretohet ligji, prej të hënës të fillohet me implementimin e pakos emergjente. Nëse dikush i ka marrë paratë për muajin e parë, do të vazhdojë për muajin e dytë”, ka deklaruar Krasniqi në Klan Kosova.

Krasniqi tregoi edhe se për këtë proces ekzistojnë listat, të cilat, siç theksoi, pothuajse janë pastruar dhe kontrolluar nga komisioni përkatës./Gazeta Sinjali/