image Krasniqi: Kurti ka pozicionin që nuk e ka pasur asnjë kryeministër në dialog me Serbinë

Politikë

Krasniqi: Kurti ka pozicionin që nuk e ka pasur asnjë kryeministër në dialog me Serbinë

news image

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka folur për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.  

Krasniqi në Tëvë1 ka thënë se partia që ai drejton nuk do të kthejë dialogun në një instrument për të fituar vota.

Sipas Krasniqit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka pozicioni më të favorshëm sesa kryeministrat e deritanishëm të Kosovës në raport me dialogun.

Si PDK duke qenë pjesë e këtij procesi, dialogut në etapat e mëhershme dhe duke qenë të vëmendshëm për rëndësinë dhe potencialin që e ka procesi i dialogut nëse shfrytëzohet si instrument për të mirën e Kosovës, ne nuk do ta kthejmë dialogun në një kusuritje ditore politike, nuk do ta bëjmë temë për luftën tonë të brendshme politike sa për të fituar një grusht të votave  dhe për këtë arsye nuk kemi insistuar që të diskutohet në Kuvendin e Kosovës siç ka ndodhur në të kaluarën. Sepse konsiderojmë që është interes i shtetit të Kosovës para se të jetë interes i Qeverisë, apo i ndonjë partie politike. Prandaj Kurti ka një pozicion më të mirë sesa që ka pasur ndonjë kryeministër në të kaluarën. Ka një fuqi të madhe parlamentare, dhe e ka një opozitë shtet-formuese e cila e kupton relevancën e këtij procesi dhe nëse vërtet shkon në Bruksel për të përfaqësuar interesat tona shtetërore”, ka deklaruar Krasniqi.

/GazetaSinjali/