image Krasniqi: I lumtur që po fillon mësimi, por i shqetësuar për modelin qeverisës që po instalohet

Politikë

Krasniqi: I lumtur që po fillon mësimi, por i shqetësuar për modelin qeverisës që po instalohet

news image

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi i është gëzuar lajmit për fillimin e mësimit, pas grevës 1 mujore.

Por, Krasniqi është i shqetësuar për modelin qeverisës që po instalohet.

Jam shumë i lumtur që fëmijët po kthehen nesër në bankat e shkollës. Mirëpo, jam edhe i shqetësuar për modelin qeverisës që po instalohet. Në kohën kur nxënësit do të shkojnë kokëlartë në shkollë, Qeveria e Kosovës, përmes sulmeve të shumta, për herë të parë bëri që mësimdhënësit të fillojnë vitin shkollor kokulur, të fyer e të lënduar”, ka shkruar Krasniqi.

Krasniqi ka kërkuar që kërkesat e mësimdhënësve me apo pa grevë, të adresohen dhe plotësohen sa më shpejt.

E megjithatë, duhet ta rikujtojmë se, përtej propagandës, mësimdhënësit mbeten një ndër kategoritë më të respektuara të shoqërisë sonë. Por, ata meritojnë edhe trajtim të drejtë që e ruan dinjitetin e tyre. Prandaj, kërkesat e tyre, me apo pa grevë, duhet të adresohen dhe të plotësohen sa më shpejt”, ka shkruar tutje i pari i PDK-së.

/GazetaSinjali/