image KQZ shtyn fillimin e numërimit të votave me postë për Komunën e Dragashit

KQZ shtyn fillimin e numërimit të votave me postë për Komunën e Dragashit

news image

Votimi i votave me postë për zgjedhjen e kryetarit të Dragashit i paraparë të fillojë në orën 15:00 është shtyrë për në orën 16:00, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë të ditur për Sinjalin zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

Elezi bëri të ditur se në orën 15:00 do të mbahet një mbledhje tjetër e këtij komisioni, në të cilën do të shqyrtohet një rekomandim lidhur me procedimin e disa pakove të supozuara me fletëvotime.

“Ju njoftoj se sot (e martë, 14 dhjetor, ora 15:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë një tjetër mbledhje para fillimit të numërimit të fletëvotimeve nga jashtë Kosovës që i takojnë përsëritjes së raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit ku do të shqyrtohet një rekomandim lidhur me procedimin e disa pakove të supozuara me fletëvotime. Po ashtu, ju njoftoj se numërimi i paraparë në orën 15:00, në QNR, është shtyrë për në orën 16:00”, tha ai.

Sipas një vendimi të Gjykatës Supreme, votimi nga jashtë vendit është ripërsëritur në Komunën e Dragashit, pas dyshimeve se ka pasur manipulim me vota./GazetaSinjali/