image KQZ-ja njofton sa para ka të drejtë të shfrytëzoj një subjekt politik në zgjedhjet e 14 shkurtit

Kosovë

KQZ-ja njofton sa para ka të drejtë të shfrytëzoj një subjekt politik në zgjedhjet e 14 shkurtit

news image

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton për Gazetën Sinjali se kanë marrë vendim për të kufizuar shumën e shpenzimeve të fushatës zgjedhore për subjektet politike që do të certifikohen për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas KQZ-së, një subjekt politik ka të drejtë të shpenzojë deri në 934 mijë e 831 euro, pra 0.5 euro për votues të regjistruar.

“Vendimi i KQZ-së mbështetet në të dhënat e listës jopërfundimtare të votuesve, sipas të cilës numri i votuesve në vendin tonë është 1 milion e 869 mijë e 662 votues”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi.

/Gazeta Sinjali/