image KQZ ia cakton afatin PDK-së për propozimin e kandidatit për kryetar komune në Pejë

Politikë

KQZ ia cakton afatin PDK-së për propozimin e kandidatit për kryetar komune në Pejë

news image

Këshilli Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ia ka caktuar PDK-së afatin kohor për zëvendësimin e kandidatit për kryetar të Komunës së Pejës, shkruan Gazeta Sinjali.

Pas ngjarjes tragjike që ndodhi mbrëmjen e së mërkurës ku pas disa të shtënave me armë mbeti i vrarë, Astrit Ademaj, kandidat i PDK-së, ku përveq tij, në këtë ngjarje mbeti i vrarë edhe Blerand Kadrijaj, KQZ, ia ka cakuar Partisë Demokratike të Kosovës se deri të hënën ta propozoj kandidatin e ri për këtë komunë.

Ky afat kohorë është caktuar edhe për zëvendësimin e Pajazit Podrimçakut, kandidat për Kryetar nga Partia Balliste në të njëjtën komunë.

Zëvendësimi i këtyre kandidatëve do të bëhet pasi që të dy kanë humbur jetën. /GazetaSinjali/