image Koulibaly refuzon 12 milionë euro në sezon, mbrojtësi i Napolit dëshiron vetëm një skuadër

Futboll

Koulibaly refuzon 12 milionë euro në sezon, mbrojtësi i Napolit dëshiron vetëm një skuadër

news image

Kalidou Koulibaly është një nga lojtarët më të kërkuar në merkato. Mbrojtësi është pjesë e Napolit prej 6 sezonesh e tashmë kërkon të nisi një aventurë të re.

Sipas mediave franceze skuadra e tij e re nuk do të jetë PSG-ja pasi ka qenë vetë senegalezi që refuzuar kalimin në Paris.

Koulibaly ka refuzuar një kontratë me një pagë prej 12 milionë euro në sezon pasi ka një tjetër dëshirë për të vijuar karrierën e tij.

Mbrojtësi do që të luajë te Liverpool sezonin e ri e për këtë arsye ka refuzuar të gjitha ofertat e tjera.

Napoli kërkon një shifër të lartë për kartonin e tij, por duke parë krizën prej pandemisë së Covid-19, De Laurentis mund të kënaqet edhe me 70 milionë euro.