image Koulibaly arrin marrëveshje për kushtet personale me Chelsean, transferimi gjithnjë e më afër

Futboll

Koulibaly arrin marrëveshje për kushtet personale me Chelsean, transferimi gjithnjë e më afër

news image

Chelsea është pranë transferimit të Kalidou Koulibaly nga Napoli.

Gazetari italian, Alfredo Pedulla raporton se senegalezi tashmë është pajtuar me kushtet personale me Chelsean.

Sipas tij, Koulibaly do të nënshkruajë kontratë katër-vjeçare (ose tre vjet + opsion shtesë të një viti), me pagë 8 milionë euro në vit + bonus 1 milion euro.

Chelsea gati të ofrojë 40 milionë euro dhe aktualisht është në pritje të vendimit të Napolit.

Ndërkohë gazetari tjetër, Fabrizio Romano raporton se agjenti i Kalidou Koulibaly, Ramadani, ishte sot në Milano për të përparuar në negociatat për qendërmbrojtësin.

Sipas Romanos, bisedimet tani po përparojnë, me Chelsean gati për të paraqitur një ofertë hapëse.

/GazetaSinjaliSport/