image 28 persona vdiqën nga koronavirusi në pesë ditët e fundit në Kosovë

Shëndetësi

28 persona vdiqën nga koronavirusi në pesë ditët e fundit në Kosovë

news image

28 është numri i pacientëve që nuk e përballuan sëmundjen e COVID-19 për pesë ditët e fundit në Kosovë, duke çuar numrin e viktimave në 1 mijë e 420 që nga marsi, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndërsa, numri i të infektuarve po vazhdon të ketë ulje-rritje, por që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 56 mijë e 412.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 49 mijë e 713 raste.

Kurse, 5 mijë e 279 persona janë duke luftuar me koronavirusin në vendin tonë.

/Gazeta Sinjali/