image Kosovarja që nga java e ardhshme në krye të Parlamentit të Luzernit në Zvicër

Kosovarja që nga java e ardhshme në krye të Parlamentit të Luzernit në Zvicër

news image

Më 23 qershor, kosovarja Ylfete Fanaj, do të zgjidhet kryetare e Parlamentit të Kantonit në Luzern të Zvicrrës. Ndërkaq, një vit më parë ajo ishte zgjidhur nënkryetare e këtij parlamenti.

Prej disa vitesh ajo ka qenë edhe kryetare e Grupit Parlamentar të SP-së atje.

Fanaj është politikanja e parë me prejardhje shqiptare e zgjedhur në një asamble komunale. Nga viti 2011 është deputete në Parlamentin e Kantonit të Luzernit, ndërsa në vitin 2007 ishte zgjedhur për herë të parë këshilltare në Asamblenë e qytetit të Luzernit.

Kështu ajo ka njoftuar përmes një postimi në Facebook. /GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/ylfete.fanaj/posts/10158324196752357?__cft__[0]=AZUGGRTXVCD4c6HJAz2OjTUUuj0T-SJysfj4D-r4gk1MjJcOZpu9vpJTe_JFtPYv38WPdLQEU3_v5W2FT3uoEIOvCkkbJMlTlyEWc6z1kt_Aeg05GO1ctvZHlmMzt6i5lYU&__tn__=%2CO%2CP-R