image Kosovarja Ilire Rrustemi kandidate për Asamblenë Komunale në Fribourg të Zvicrës

Diasporë

Kosovarja Ilire Rrustemi kandidate për Asamblenë Komunale në Fribourg të Zvicrës

news image

Sukseset e të rinjëve kosovar të cilët studiojnë nëpër shtete të ndryshme evropiane vazhdon të rritet nga viti në vit, shkruan Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë është Ilire Rrustemi. 29 vjeçarja nga Gjilani e cila ka studiuar për mjekësi në Lausanne të Zvicrës ka nisur rrugëtimin e saj në politikë.

Ajo është kandidate për asamble komunale në Fribourg, si pjesë e Partisë Socialiste të Zvicrës.  

Ilirja ka nisuar angazhimin e saj, së pari si anëtare e Shoqatës së Studentëve të Mjekësisë, dhe delegate e Shoqatës së Studentëve të Universitetit në Lausanne.

Në vitin 2018, Ilire Rrustemi me disa studentë të mjekësisë ka qenë bashkëthemeluese e shoqatës CLASH (Collectif de lutte contre les attitudes sexistes en milieu hospitalier) e cila ka për qëllim luftën kundër seksizmit dhe padrejtësive gjinore në botën e shëndetsisë.

Fokusi primar i Ilires do të jetë barazia gjinore, lufta për ndërrimet klimatike si dhe angazhimi për mundësi të barabarta në edukim.

Zgjedhjet komunale në Zvicër do të mbahen me 7 mars. /Gazeta Sinjali/