image Kosovari rrah gruan dhe fëmijën, pastaj hidhet nga kati i tretë

Diasporë/ Kosovari rrah gruan dhe fëmijën, pastaj hidhet nga kati i tretë

news image

Një burrë kosovar 38- vjeçar, në Aargau të Zvicrës është hedhur nga kati i tretë i ndërtesës pas një zënke me gruan e tij, të hënën në mbrëmje.

Siç raportohet nga mediat e qytetit, personi ka pësuar lëndime të rënda.
Sipas Blick.ch, gruaja e 38-vjeçarit kishte telefonuar urgjencën në orën 16:00 pasdite, kur ka njoftuar se burri e kishte rrahur atë dhe njërin nga fëmijët.

Policia kishte dalur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe sipas tyre burri kishte kapur një thikë nga kuzhina dhe e kishte mbajtur në qafë, si kërcënim, transmeton Gazeta Sinjali.

Edhe pse policët janë përpjekur ta qetësonin dhe të merrnin nën kontroll situatën për një kohë të gjatë, ai kishte shkuar në terrasë.

Ndërkohë që policët po bisedonin me të për minuta të tërë, ai kërceu poshtë nga terrasa. Për pasojë, kosovari ka pësuar lëndime të rënda duke rënë prej gati tetë metrash lartësi.

Zyra e prokurorit publik në Lenzburg- Aargau ka hapur një hetim penal./ Gazeta Sinjali/