image Kosovari që u kujdes 5 javë për nënën e tij me koronavirus në QKUK, infektohet edhe vetë

Shëndetësi

Kosovari që u kujdes 5 javë për nënën e tij me koronavirus në QKUK, infektohet edhe vetë

news image

Pronari i një lokali në Prishtinë, Nesim Maxhuni, para disa javësh pati rrëfyer për nënën e tij të infektuar me koronavirus. Maxhuni ka thënë se ajo nuk ka asnjë sëmundje tjetër shoqëruese dhe nuk kishte qenë te mjeku për 15 vite.

Sot Maxhuni ka njoftuar se nëna e tij është liruar nga kujdesi intensiv dhe po trajtohet në Klinën e Pulmologjisë.

“Pas 5 javësh në intensivë, nëna është liruar dhe po trajtohet në Pulomologji, në gjendje mjaft stabile për momentin”, ka shkruar Maxhuni.

Por ai tregoi se është vetizoluar pasi ka dalë pozitiv në testin për koronavirus.

“Sot edhe une dola pozitiv në testin për COVID-19, u gëzova shumë, se po ndihna mirë me shëndet, pasi që i kalova 5 netë jo shumë të lehta (temperaturë 39.1, ethe, koll, djersitje shumë e madhe, dhimbje e trupit). Une jam në vetizolim që nga dita e parë e simptomave, sipas IKSHP jam në fillim të javës së dytë të virusit, dhe po e kaloj pa komplikime të medha! Fakti që nuk e kam rreziku asnjë njeri të vetëm gjatë këtyre diëve më gëzon edhe më shumë”, ka shkruar ai në Facebook. /GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/nesim.maxhuni/posts/10158854847519255?__cft__[0]=AZXyRik2FovIdh0eewadPYXixMynIKGflnkEN67_71r8csKeJ0u6Srkw1qyMsfmB0slV328g0pHK4vgnUz_3AzqG3nHrSg6TAjyj-UbkYvj–1nmRbbMozfQNZhXSbh3Igs&__tn__=%2CO%2CP-R