image Kosovari gjobitet me 300€, ishte me shpejtësi 237 km/h

Siguri

Kosovari gjobitet me 300€, ishte me shpejtësi 237 km/h

news image

Jo rrallë herë, Policia e Kosovës, ndalon qytetarët të cilët e kalojnë kufizimin e shpejtësisë, raporton Gazeta Sinjali.

Edhe sot, Policia ka njoftuar se ka ndaluar një qytetar duke vozitur në shpejtësi prej 237 km/h.

“Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 130 km/h identifikohet shoferi duke drejtuar mjetin me 237 km/h (gjobitet me 300€, 3 pikë negative dhe 3 muaj i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik), njoton Policia e Kosovës. Do të vazhdojmë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor”, thotë Policia.

/GazetaSinjali/