image Kosovari e kërcënoi me armë, italiani tentoi ta godas me karrige – detaje si ndodhi përleshja në hotelin ‘Vita’ në Vragoli

Siguri

Kosovari e kërcënoi me armë, italiani tentoi ta godas me karrige – detaje si ndodhi përleshja në hotelin ‘Vita’ në Vragoli

news image

Gazeta Sinjali mbrëmë ka raportuar për një përleshje që ka ndodhur në hotelin ‘Vita’ në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës, ku një kosovar ka kërcënuar me armë një shtetas të Italisë. I dyshuari edhe vetë ka përfunduar në spital, pasi shtetasi i huaj në vetëmbrojtje i ka shkaktuar lëndime trupore.

Sinjali mëson se incidenti ka ndodhur rreth orës 21:30 ku një person e kishte kërcënuar me armë shtetasin italian, i cili më pas nga frika ka tentuar ta gjuajë atë me një karrige, por padashje e ka goditur kolegun e tij romun.

Shtetasi romun ka përfunduar në Emergjencë si pasojë e lëndimeve të marra aksidentalisht nga kolegu i tij, ndërsa personi i dyshuar ka ikur nga vendi i ngjarjes.

I dyshuari është kontaktuar nga Policia e Kosovës, të cilëve u ka thënë se ndodhet në spital, por s’ka dhënë më shumë detaje. Ai ka deklaruar se do të paraqitet në stacion policor, posa të përfundojë trajtimin mjekësor.

Ndërkohë Prokuroria ka nisur hetimet ndaj të dyshuarit për rastet ‘Kanosje’ dhe ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.

/GazetaSinjali/