image Kosovarët thyejnë rekord, marrin afër 200 milionë euro kredi për një muaj - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

14882

Të shëruar

12188

Të vdekur

607

Kosovarët thyejnë rekord, marrin afër 200 milionë euro kredi për një muaj

news image

Niveli i kredive të reja të aprovuara vetëm gjatë muajit korrik në Kosovë ka arritur vlerën prej 181.5 milionë euro, vlerën më të lartë që prej krijimit të sistemit bankar në Kosovë, njofton Shoqata e Bankave të Kosovë.

Kryeshefi Ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës, Petrit Balija tha se kjo vlerë rekorde e arritur e sektorit bankar është shënuar, megjithëse gjashtëmujori i parë i vitit 2020 ka rezultuar të jetë me sfida të mëdha nga goditja e rëndë e pandemisë COVID-19, duke rezultuar me pasoja të mëdha, si për shëndetin e njerëzve ashtu edhe për sektorë të ndryshëm të ekonomisë.

“Qëllimi i sektorit bankar është që të vazhdojë të kreditojë ekonominë e Kosovës duke i mundësuar bizneseve dhe ekonomive familjare që të kenë qasje në financa në këto rrethana kur kërkohet më shumë likuiditet për ekonominë e Kosovës”, citohet të ketë thënë Balija. 

Sipas kësaj shoqate, të dhënat e fundit tregojnë që krahas kreditimit të lartë bankar, institucionet financiare kanë aprovuar po ashtu një numër të konsiderueshëm të aplikacioneve për shtyrjen e pagesave të kredive në vlerë prej 1.5 miliard euro, duke krijuar kështu fleksibilitetin e nevojshëm në ekonomi gjatë kësaj periudhe.

Nga kjo shoqatë bëjnë të ditur se norma mesatare efektive e interesit për kredi ka shënuar rënie të dukshme në vitet e fundit duke arritur në 6.2%, normë kjo që është nën mesataren e rajonit.

Po ashtu, Shoqata e Bankave të Kosovës ka mirëpritur aprovimin e draft-ligjit për rimëkëmbje ekonomike dhe ka apeluar te Kuvendi i Republikës së Kosovës që sa më shpejt të miratojë këtë ligj, për të shpëtuar ekonominë e Kosovës. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin