image Kosovarët që refuzojnë të testohen për koronavirus në Gjermani mund të gjobiten deri në 25 mijë euro

Diasporë

Kosovarët që refuzojnë të testohen për koronavirus në Gjermani mund të gjobiten deri në 25 mijë euro

news image

Ambasada e Kosovës në Gjermani ka njoftuar se të gjithë qytetarët të cilët janë banorë rezidentë në Gjermani apo kalojnë pushimet verore në Kosovë, duhet të testohen për koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.

Nga ambasada bëjnë të ditur se në rast të mozbatimit të obligimit për test, masat e Qeverisë së Gjermanisë parashohin penalizime financiare nga 150 deri në 25 mijë euro.

Udhëtarët të cilët refuzojnë të bëjnë testin për koronavirus në Gjermani mund të përballen me një gjobë deri në 25 mijë euro, në varësi të shtetit ku jetojnë. /GazetaSinjali/