image Kosovarët në izolim, raportohen në Polici 8 raste të dhunës në familje

Kosovë

Siguri/ Kosovarët në izolim, raportohen në Polici 8 raste të dhunës në familje

news image

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar në Policinë e Kosovës 8 raste të dhunës në familje.

Policia njofton se janë arrestuar gjithsej 7 persona lidhur me rastet e raportuara.

Sipas njoftimit të Policisë, 2 raste janë raportuar në Prishtinë, 2 në Lipjan, 2 në Gjakovë dhe nga 1 rastë në Fushë Kosovë e Rahovec.

Raporti 24 orësh i Policisë:

Lipjan 08.05.2020 – 10:20. Është arrestuar i dyshuari  mashkull kosovar , pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje  ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. E njëjta ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 08.05.2020-13:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj – i dyshuari mashkull kosovar, vazhdimisht ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

Prishtinë 08.05.2020-17:45. Janë arrestuar tre të dyshuarit meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa tre të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

F.Kosovë 08.05.2020-19:57. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga vëllai i tij, i dyshuari mashkull kosovar. Rasti është duke u hetuar.

Lipjan 08.05.2020-21:30.  Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar, nën ndikim të alkoolit e ka dëbuar atë nga shtëpia. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rahovec 08.05.2020 – 14:00. Është arrestuar i dyshuari  mashkull kosovar i cili së bashku me të dyshuarën femër kosovare kanë sulmuar në mënyrë fizike dhe verbale, viktimën femër kosovare, e cila ka pësuar lëndime të lehta trupore. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Gjakovë 08.05.2020-18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e ka kanosur verbalisht viktimën mashkull kosovar (babain e tij).  Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48-orë.

Gjakovë 08.05.2020-18:15.  Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është kanosur verbalisht  nga i dyshuari mashkull kosovar përmes telefonit. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti vazhdon të hetohet./Gazeta Sinjali/