image Kosova U-18 merr pjesë në Kampionatin Evropian të Beach Volley

Sporte të tjera

Kosova U-18 merr pjesë në Kampionatin Evropian të Beach Volley

news image

Dy ekipet kombëtare të Kosovës në Beach Volley U18, sot herët në mengjes kanë udhëtuar në Izmir të Turqisë për pjesëmarrje në Kampionatin Evropian të Beach Volley U18.

Dy ekipet kombëtare sot kanë mbajtur edhe stërvitje, ndërsa pas pak do t’i mësojnë edhe kundërshtarët që do t’i kenë në grup.

Në konkurrencën e femrave, Kosova po përfaqësohet nga dyshja kampione, Melirona Avdullahu dhe Yllka Jashari, ndërsa në konkurrencën e meshkujve nga dyshja Endi Zejna dhe Edon Ibrahimi.

Ekipet drejtohen nga dy trajnerët, Vildane Jashari femrat, respektivisht Arsim Lohaj meshkujt. /Sinjali Sportiv/