image Kosova U-17 pëson humbje nga Shqipëria

Futboll

Kosova U-17 pëson humbje nga Shqipëria

news image

Kombëtarja e Kosovës U17, sot, e ka zhvilluar ndeshjen miqësore kundër Kombëtares së Shqipërisë të së njëjtës grupmoshë.

Dardanët U17 pësuan humbje me rezultat 0:2 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në një ndeshje e cila të dyja ekipeve u shërbeu për t’u përgatitur sa më mirë për ndeshjet kualifikuese.

Të dy golat u shënuan në pjesën e parë, ku në minutën e 18-të shënoi Ledio Tresan, ndërsa 8 minuta më vonë epërsinë e mysafirëve e shtoi Orsi Agea.

Gjithsesi kjo ndeshje do t’i shërbejë përzgjedhësit Abazi për të formuar ekipin ideal për ndeshjet kualifikuese të muajit të ardhshëm.

Ndeshjet zyrtare të Kosovës U17 do të jenë më 6, 9 dhe 12 tetor në Austri, ku Dardanët do të përballen me Austrinë, Ishujt Faroe dhe Slloveninë. /Gazeta Sinjali Sporti/