image Kosova superiore ndaj Estonisë, rrit gjasat për kualifikim

Futboll

Kosova superiore ndaj Estonisë, rrit gjasat për kualifikim

news image

Kosova ka arritur fitore me rezultat 2:0 ndaj Estonisë.

Kjo ndeshje u zhvillua në kuadër të kualifikueseve për Kampionat Evropian, shkruan Sinjali Sportiv.

Golat për Kosovën i realizoi Kaltrina Biqkaj. Ndeshja u luajt në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Pas kësaj fitoreje, Kosova renditet në pozitën e katërt në grupin A, me 9 pikë pas 6 ndeshjeve të zhvilluara sa ka edhe Rusia në pozitën e tretë por me një ndeshje më pak, derisa renditjen e kryeson Holanda me 21 pikë, kurse Sllovenia është në pozitën e dytë me 12 pikë në 7 ndeshje të zhvilluara. Në dy pozitat e fundit janë Turqia (2 pikë) dhe Estonia (1 pikë).
/Sinjali Sportiv/