image Kosova shpall listën për ndeshjet me Malin e Zi dhe Suedinë

Sporte të tjera

Kosova shpall listën për ndeshjet me Malin e Zi dhe Suedinë

news image

Selektori i Kosovës në hendboll, Taip Ramadani, ka shpallur sot listën e lojtarëve për ndeshjet me Malin e Zi dhe Suedinë. Janë këto ndeshjet e para të raundit të dytë kualifikues për Euro 2022. Kosova me Malin e Zi luan në Podgoricë më 4 nëntor, kurse më 8 nëntor e presim Suedinë në Prishtinë.

Ramadani për këto dy ndeshje ka llogaritur kryesisht në lojtarë të konfirmuar. 11 prej tyre janë të klubeve kosovare. Nga pesë lojtarë në Kombëtare i kanë Besa Famgas e Prishtina kurse për herë të parë është ftuar Festim Mustafa i Kastriotit, ish-lojtar i Kombëtares U21. Për herë të parë është ftuar edhe Armend Alaj që bën karrierë në Bundesliga 2 të Gjermanisë.

Në Zvicër bëjnë karrierë katër lojtarë të ftuar, duke përfshirë kapitenin Valon Dedaj që po kalon formë të lartë. Ndërkohë në Suedi luajnë tre lojtarë që janë në listën e Ramadanit. Portieri Liridon Zena vjen nga kampionati kroat.

Për shkak të situatës me koronavirus, selektori Ramadani e ka të pamundur të udhëtojë nga Australia për këtë grumbullim. Kryetrajner për këto dy ndeshje është emëruar spanjolli Javier Cabanas që për ndihmës i ka Arben Muqollin e Veton Hajrizin.

/Sinjali Sportiv/