image Kosova pranon 40 pajisje oksigjeno-formuese nga Luksemburgu dhe UNICEF-i

Shëndetësi

Kosova pranon 40 pajisje oksigjeno-formuese nga Luksemburgu dhe UNICEF-i

news image

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka pranuar 40 pajisje oksigjeno-formuese, nga Qeveria e Luksemburgut dhe UNICEF-i.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili tha se pajisjet janë të dedikuara për kujdesin parësor shëndetësor dhe do të shpërndahen në të gjitha komunat e Kosovës.

“Ceremonia e pranimit të 40 pajisjeve oksigjeno-formuese, donacion ky nga Qeveria e Luksemburgut dhe UNICEF. Pajisjet janë të dedikuara për kujdesin parësor shëndetësor dhe do të shpërndahen në të gjitha komunat e Kosovës. Falënderoj Qeverinë e Luksemburgut, UNICEF-in dhe të gjithë partnerët e tjerë që po e ndihmojnë në vazhdimësi popullin e Kosovës në këtë sfidë globale”, ka shkruar Zemaj./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/zemajarmend/posts/3276099775770213?__xts__[0]=68.ARAWexUjLN2pVA_fG5NKeflD6kHI0aAPJUPl_jXT6Hg3bIntlfdqw6LmSV1QvrSx_JrlA2SceWDPS456swWE7NgcZiehcLXloCHS86SfaUYnPD7dyF5F9I_du-TXQQPIl8UpitKaGa43KKrfWpyJmBPSZQrzhCEj83R4v4hnNQjGp6ApAHM_GeFE1ox-jwgiehj_B5rpRjBkI6CjLiDSRMeqx_gwnMVB8YERe6nugcjtk7f-eLnbcGmZvwBEVF67pJ_NTIdZz7kmGSSs5HyERWm4obtXZi1U66y2C274xUjasTR5kU5qVaKYMFohaLJl87kN87cMHMbouNesfLEcQ4g3Cw&__tn__=-R