image Kosova pëson humbje në të dy konkurrencat në Kampionatin Evropian të Beach Volley

Sporte të tjera

Kosova pëson humbje në të dy konkurrencat në Kampionatin Evropian të Beach Volley

news image

Ekipi kosovar në konkurrencën e meshkujve në Beach Volley U-18 ka pësuar humbje nga Lituania në ndeshjen e parë.

Në debutimin e tyre ekipi i meshkujve nuk arriti të tregojë lojën më të mirë të tyre dhe kështu u mposht nga ekipi lituanez.

Humbje kanë pësuar edhe kombëtarja e vajzave në ndeshjen e dytë nga njëra nga kombëtaret pretendente për të fituar garën, Spanja.

Në fakt, dyshja Jashari/Avdullahu në setin e parë kishin paraqitje më të zbehtë duke arritur kuotën e 9 pikëve, ndërsa në setin e dytë paraqitja e kombëtares tonë ishte më e mirë, duke arritur 15 pikë, por që nuk ishin të mjaftueshme. /Sinjali Sportiv/