image Kosova nuk do të ftohet as këtë vit në Eurovision

Muzikë

Kosova nuk do të ftohet as këtë vit në Eurovision

news image

As këtë vit, Kosova nuk do të ftohet në festivalin e këngës evropiane Eurovision.

Lajmi është bërë i ditur nga Unioni i Transmetuesve Evropian EBU, sipas të cilit as për këtë vit nuk e kanë në plan ta ftojnë Kosovën në garën më të njohur të këngës evropiane.

“Tani për tani, nuk ka plane për ta ftuar Kosovën dhe as Kazakistanin që të marrin pjesë në garën e këngës Eurovision 2021”, ka bërë të ditur EBU për ueb faqen ESCXTRA.

RTK aktualisht e ka të pamundur të anëtarësohet në EBU, pasi nuk është anëtare e Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikimit. Sidoqoftë, EBU ka përmendur se diskutimet konstruktive do të vazhdojnë midis EBU-së dhe RTK-së në lidhje me mundësitë e ardhshme për bashkëpunim më të ngushtë. /Gazeta Sinjali/