image Kosova miraton Udhëzuesin për përdorimin e Plazmës Konvalescente te pacientët me COVID-19 si terapi mbështetëse

Shëndetësi

Kosova miraton Udhëzuesin për përdorimin e Plazmës Konvalescente te pacientët me COVID-19 si terapi mbështetëse

news image

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka njoftuar se Kosova miratoi Udhëzuesin për përdorimin e Plazmës Konvalescente te pacientët me COVID-19 si terapi mbështetëse, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu bëri të ditur vetë Hoti përmes një postimi në Facebook i cili tha se grupi punues në konsultim me praktikat më të mira botërore ka përpiluar udhëzuesin për profesionistët shëndetësorë, për përdorimin e plazmës së personave që kanë kaluar koronavirusin, e cila ka krijuar antitrupa të mjaftueshëm për trajtimin e pacientëve.

“Qendra për Transfuzion do të grumbulloj gjakun e personave që kanë kaluar Covid -19 dhe që kanë krijuar anti trupa të mjaftueshëm. Ndërsa,  Klinika infektive së bashku me institucionet e kujdesit shëndetësor në të cilat janë të hospitalizuar pacientët me Covid- 19, sipas indikacioneve do të bëjnë zbatimin e trajtimit me Plazmës Konvalescente”, shkroi ai.

/Gazeta Sinjali/