image Kosova me triumf fenomenal ndaj Danimarkës, arrin fitoren e parë në parakualifikime

Basketboll

Kosova me triumf fenomenal ndaj Danimarkës, arrin fitoren e parë në parakualifikime

news image

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar ndeshjen e dytë për parakualifikimet për Eurobasket 2025, shkruan Sinjali Sport.

Dardanët e mposhtën Danimarkën me rezultat 78:73.

Paraqitja fantastike e kosovarëve u pa nga çereku i parë, ku e fituan me rezultat 18:17, po ashtu edhe të dytin e fituan me shifrat 20:16, duke shkuar në pushim me avantazh prej pesë pikëve.

Periudha e tretë ishte më e mira për vendasit, ku shënuan 22 poena e pësuan 13 sosh, duke krijuar një epërsi prej 14 pikëve.

Çereku i fundit i takoi mysafirëve, të cilët ishin pranë rikthimit, por dardanët nuk e lejuan atë.

Në këtë triumf, më të dalluarit ishin Dardan Berisha me 16 pikë, të ndihmuara edhe 14 sosh të Valon Bunjakut e Drilon Hajrizit dhe 13-të pikët e Gezim Morinës.

Përderisa te mysafirët shkëlqeu Daniel Andreas Mortensen me 24 pikë.

Kosova me këtë fitore arkëton pikët e para, pas humbjes nga Norvegjia në ndeshjen e parë. /Gazeta Sinjali Sporti/