image Kosova kalon në gjysmëfinale

Basketboll

Kosova kalon në gjysmëfinale

news image

Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave në basketboll, ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian për Shtete të Vogla.

Luksemburgu ka mposhtur Qipron 90:60, duke bërë të mundur që basketbollistet e Kosovës të sigurojnë vendin e dytë në grup.

Luksemburgu prin në tabelë me katër pikë, Kosova zë vendin e dytë me tri pikë dhe Qipro mbetet e fundit me dy pikë.

Kosova në gjysmëfinale do të përballet me Irlandën këtë të shtunë.

Kjo është hera e parë që Kosova A po luan në gara ndërkombëtare./Gazeta Sinjali Sporti/