image Kosova e pafat, nuk ja del që ta mposht Sllovakinë

Basketboll

Kosova e pafat, nuk ja del që ta mposht Sllovakinë

news image

Edhe pse bëri lojë mjaft të mirë Kosova nuk arriti që të triumfojë kundër Sllovakisë, në kuadër të parakualifikimeve evropiane në Kupën e Botës 2023, shkruan Sinjali Sport.

Sllovakia arriti të triumfojë në këtë ndeshje me rezultat 73:77.

Kosova e filloi mjaft mirë këtë përballje, e ku në vetëm 5 minutat e parë ishte në epërsi me rezultat 14:5.

Kombëtarja jonë vazhdoi ta mbajë epërsinë deri në çerekun e katërt, atëherë ku Sllovakia arriti të këndellej dhe të kalojë në epërsi.

Me këtë humbje Kosova ndalet dhe nuk vazhdon tutje drejt kualifikimeve për Kupën e Botës, kurse Sllovakia kualifikohet tutje së bashku me Islandën./Sporti në Sinjali/