image Kosova dhe Mbretëria e Bahrejnit do të rrisin bashkëpunimin strategjik dhe ekonomik

Biznes

Kosova dhe Mbretëria e Bahrejnit do të rrisin bashkëpunimin strategjik dhe ekonomik

news image

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, të enjten ka zhvilluar një bisedë telefonike me Ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bahrejnit, Abdullatif bin Rashid Alzayani.

Haradinaj-Stublla ka bërë të ditur se është diskutuar për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis dy shteteve përmes rritjes së kontakteve mes institucioneve të dy shteteve.

Zhvillova dje një bisedë telefonike me Ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bahrejnit, Dr. Abdullatif bin Rashid Alzayani. Diskutuam për avancimin e marrëdhënieve diplomatike midis Kosovës dhe Bahrejnit përmes rritjes së kontakteve midis institucioneve tona. U dakorduam që Republika e Kosovës dhe Mbretëria e Bahrejnit do të rrisin edhe bashkëpunimin ekonomik dhe strategjik, duke punuar përkrah partnerit tonë të përbashkët SHBA-ve, drejt një epoke të re të bashkëpunimit mes vendeve tona. E përgëzova homologun nga Bahrejni edhe për nënshkrimin e Marrëveshjeve të Abrahamit, të cilat hapin rrugën për paqe dhe rritje të bashkëpunimit rajonal në Lindjen e Mesme”, ka shkruar Haradinaj-Stublla. /Gazeta Sinjali/