image Kosova arrin fitore kundër Turqisë, kualifikohet në 16 ekipet më të mira të Kampionatit Evropian

Sporte të tjera

Kosova arrin fitore kundër Turqisë, kualifikohet në 16 ekipet më të mira të Kampionatit Evropian

news image

Kosova ka arritur të triumfojë kundër Turqisë, dhe të kualifkohet kështu në 1/16 e finales në Kampionatin Evropian.

Melirona Avdullahu dhe Yllka Jashari kanë bërë paraqitje mjaft të mirë duke arritur të mposhtin dyshen turke Dincer/Ozsar me rezultat të pastër 2:0 në sete.

Në setin e parë ekipi turk është ndalur në 13, respektivisht 15 pikë në setin e dytë.

Në 1/16 e finales ekipi i Kosovës do të përballet me kombëtaren e Zvicrës me fillim nga ora 13:00, sipas orës lokale turke.

/Sinjali Sportiv/