image Koronavirusi ua mori jetën tre personave sot, rritje e shpejt e numrit të viktimave

Shëndetësi

Koronavirusi ua mori jetën tre personave sot, rritje e shpejt e numrit të viktimave

news image

Tre persona kanë humbur betejën me koronavirusin sot në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Viktima e parë gjatë ditës u shënua në Podujevë.

Lajmin e ka bërë të ditur ushtruesi i detyrës së kryetarit të Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari.

Vetëm një orë më vonë u konfirmua edhe vdekja e dytë nga koronavirusi. Bëhet fjalë për një grua nga Gjakova e cila pas vdekjes ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Lajmin për Gazetën Sinjali, e ka konfirmuar drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Ferdinand Kolaj, i cili tha se gruaja kishte probleme të tjera shëndetësore, por pas vdekjes është testuar dhe ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Viktima e tretë nga koronavirusi u shënua në Fushë Kosovë. Atje një 84 vjeçare ndërroi jetë pasi ishte infektuar me koronavirus dhe kishte probleme të rënda shëndetësore.

Zëdhënësi i Komunës së Fushë Kosovës, Ali Topalli tha për Gazetën Sinjali se viktima në fjalë kishte ndërruar jetë në orët e pasdites në shtëpinë e saj.

Numri aktual i të vdekurve nga koronavirusi në vend është 78. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar mbrëmë edhe 152 raste të reja me virusin COVID-19./Gazeta Sinjali/