image Koronavirusi i merr jetën edhe dy pasagjerëve japonezë në anijen e karantinuar

Botë

Bota/ Koronavirusi i merr jetën edhe dy pasagjerëve japonezë në anijen e karantinuar

news image

Kanë ndërruar jetë dy pasagjerë japonezë që kontraktuan koronavirusin në anije të një lundrimi në karantinë në Japoni.

Siç njoftojnë raportet lokale, një pasagjer vdiq nga Covid-19, ndërsa tjetri vdiq nga pneumonia.

Të dy ishin në të 80-tat. Ata ishin larguar nga anija “Diamond Princess” javën e kaluar dhe po mjekoheshin në spitale.

Të paktën 621 njerëz në anije janë shpallur të infektuar me coronavirus, duke përbërë kështu grupin më të madh të të infektuarve jashtë territorit të Kinës.

Ministri i Shëndetësisë i Japonisë, Katsunobu Kato tha që të dy pasagjerët u dërguan në ambientet mjekësore kur shfaqën simptomat e para.

“Unë besoj se ata morën trajtimin më të mirë të mundshëm”, tha Ministri Kato.

Diamond Princess mbante gjithsej 3 mijë e 700 njerëz dhe pasagjerët që pas testimit dolën negativ ndaj  virusit, u larguan nga anija pas një karantine 14 ditore./GazetaSinjali/